Invitation: Presentation Model Energy for Albania (Promotion of energy model 2050 SEE)


E nderuar / I nderuar

Qendra Mjedisore EDEN,
Qendra Grupimi Ekolëvizja dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri,
kanë nderin t’iu ftojnë në takimin për paraqitjen e “Modelit të energjisë –Llogaritësi
2050 i Shqipërisë”.

Aktiviteti do të
zhvillohet ditën e mërkurë, 30 shtator 2015, nga ora 9:00 deri në orën 12:00,
në ambientet e Tirana International Hotel, salla e konferencës Abret. Takimi zhvillohet
si pjesë e projektit “Politika të Qëndrueshme Energjetike në Evropën
Jug-Lindore”, një prej Marrëveshjeve të Partneritetit në Zbatim, financuara në
kuadër të Instrumentit të Shoqërisë Civile (CSF) dhe menaxhuar nga Njësia D5.

Takimi për paraqitjen
e Llogaritësit 2050, është një vijimësi e paraqitjes zyrtare që i është bërë
modelit në 17 qershor 2015 në Bruksel, gjatë Javës së Qëndrueshmërisë së
Energjisë, aktivitet i Komisionit Evropian.

Gjatë takimit
paraqitës në Shqipëri, do të prezantohet Llogaritësi 2050, i cili është një
mjet që mundëson përdoruesit, të depërtojnë sa më mirë në botën e
energjisë, të informojë dhe të aftësojë
publikun për të zhvilluar debate sa më logjike në lidhje me sektorin e
energjisë, të mundësojë vendimmarrësit për të eksploruar rrugë të ndryshme që
mund të ndjekin në të ardhmen për të promovuar një bashkëpunim efektiv ndërmjet
shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare për politikat e energjisë.

Skenarët e energjisë
që do të prezantohen në këtë takim, tregojnë që synimet për të zvogëluar gazet
serë janë të mundshme si në nivel shteti dhe në nivel rajoni. Takimi do të
krijojë mundësinë e debateve në nivel politikash në lidhje me synimet e
Bashkimit Evropian për 2050 për zvogëlimin e gazeve serë dhe do të promovojë
një sistem energjie më të qëndrueshëm në Evropën Juglindore, i cili do të jetë
në të njëjtën linjë me politikat e Bashkimit Evropian dhe synimet e përcaktuara
nga rrugëtimi drejt një ekonomie me karbon më të ulët në 2050.

Për me shume informacione
rreth aktivitetit dhe për te konfirmuar pjesëmarrjen tuaj ju lutem komunikoni
ne numrin e telefonit: +355 4 222 7615 ose në adresën e e-mail lira.hakani@eden-al.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *