Evroenergie holds international conference, Agjencia e lajmeve ekonomia, 09/18/2015 (In Albanian)

Evroenergie mban konferencë ndërkombëtare, Agjencia e lajmeve ekonomia, 18.09.2015

Duke
konsideruar situatën e tanishme por edhe duke i pasur parasysh
mundësitë për investime në sektorin energjisë të Evropës Juglindore,
evroenegie L.L.C, me seli në Kosovë, për të katërtin vit me radhë,
organizon konferencën ndërkombëtare Energy Market South East Europe
2015.

Kjo konferencë do të mbahet me datë 15 dhe 16 Tetor 2015 në Prishtinë
dhe janë përfaqësuesit e kompanive më të fuqishme të sektorit të
energjisë në Evropë, të cilët do të janë pjesëmarrës të konferencës.

Me këtë rast, pos trajtimit të problemeve dhe sfidave me të cilat
ballafaqohet ky treg energjetik, edhe kërkimit të zgjidhjeve të
përbashkëta, ata kanë mundësi të njihen për së afërmi edhe me
potencialet për të investuar.

Kjo konferencë po ndodhë në një moment mjaft të rëndësishëm – kur
edhe ka filluar implementimi i projekteve të mëdha energjetike, si edhe
në fillimet eliberalizimit të tregut, ashtu si parashihet me Traktatin e
Athinës, nënshkrues të të cilit janë edhe shtetet e Evropës Juglindore.

Temat që do të shtjellohën në këtë konferencë gjatë këtyre dy ditëve janë:

– Energjitë e ripërtëritshme dhe efiçienca e energjisë – Mundësitë dhe perspektivat e tregut energjetik të Evropës Juglindore

– Siguria e furnizimit me energji – Siguria furnizimit për tregun gazit dhe energjisë elektrike në Evropën Juglindore

– Liberalizimi i tregut energjetik – Tregjet e së nesërmes të energjisë në Evropën Juglindore – ku do të arrimë?

Krahas partnerit ekskluziv Konrad Adenauer Stiftung janë edhe disa
kompani evropiane, të cilat e sponzorizojnë këtë konferencë, ndërsa
pjesëmarrës, krahas përfaqësuesve të kompanive më të fuqishme të
energjisë në Evropë, do të janë edhe folës dhe panelistë të nivelit më
të lartë kombëtar e ndërkombëtar si: Ministri i Zhvillimit Ekonomik në
Kosovë Blerand Stavileci, ish Zëvendës-Kancelari i Austrisë Dr. Erhard
Busek dhe Ambasadorja Gjermane në Kosovë Angelika Viets, Andreas
Pointvogl nga Energy Community.

Poashtu pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar mbi 200 të interesuar dhe
profesionist të fushës dhe biznese nga Kosova, Gjermania, Shqipëria,
Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Austria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia,
etj.

Pjesë e konferencës do të jetë edhe një panair shoqërues, ku kompani
të ndryshme prodhuese dhe shërbyese do të prezantojnë ofertën e tyre.

Këtu u ofrohet mundësia të interesuarve të nijhen me kompani dhe
organizata prestigjioze të sektorit të energjisë, siç janë: Konrad
Adenauer Stiftung, SIV.AG, BiLFINGER, KISTERS AG, KFW, Ost-Ausschuss der
Deutschen Wirtschaft, ExpoCentre Tirana, DIHA, konsekwent, KDWV, OeKG,
Energjia.al, ACERC, etj.