Achievements and Challenges of Albania in the Energy Community” Institute for Environment and Territory Management, July 15, 2015

Invitation to a meeting on
the topic “Achievements and
Challenges of Albania in the Energy Community
” organize by Institute for
Environment and Territory Management, July 15, 2015, Tirana, Albania (Official
language: Albanian)

FTESE

15 korrik 2015

Të nderuar miq,
Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit ka kënaqësinë t’ju ftojë në
takimin me temë “Arritjet dhe Sfidat e
Shqipërise drejt Traktatit të Komunitetit të Energjisë
“.

Ky takim ka për qëllim
të nxjerrë në pah progresin që Shqipëria ka në drejtim të përmbushjes së
detyrimeve përkundrejt këtij traktati ku me rendësi për tu përmendur janë
çështjet mbi efiçencën e energjisë, shfrytëzimi i energjive të rinovueshme,
siguria energjetike dhe liberalizimi i tregut të energjisë.

Gjatë takimit do
diskutohen mbi paketat ligjore që janë transpozuar dhe sfidat që vendi jone ka
në implementimin e këtyre paketave. Në vazhdim do diskutohet edhe mbi
rrugëtimin drejt përafrimit të ligjeve të detyrueshme si pjesë e këtij
traktati. Në këtë takim do shpërndahet edhe studimi që IMMT ka kryer në kuadër
të Programit Seniora “Auditimi Energjitik i Ndërtesave Publike”.

Të ftuar në takim do
jenë përfaqësues nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Mjedisit,
Përfaqësues nga Organizatat Jo Fitimprurëse, ekspertë të pavarur të energjisë
dhe mjedisit, student.

Takimin do mbahet me
datë 21 korrik 2015, në Vila Tafaj, ora 10:00

Agjenda

10:00 -10:15 Hapja e
takimit Meivis Struga – Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit

10:15 -10:30 Fjala Përshëndetëse
Rezart Kapedani – Qendra Rajonale e Mjedisit

10:30 -11:15 Politikat
e “Traktatit të Komunitetit të Energjisë” Arritjet dhe Sfidat e Shqipërisë
rreth zbatimit të direktivave dhe rrugëtimi drejt përafrimit se direktivave të
këtij traktati Ardian Islami – Ministria e Industrisë dhe Energjitikes

11:15 -11:30 Pushim
Kafeje

11:30-12:15
“Liberalizimi i tregut të energjisë në kuadrin rajonal të tregut të përbashkët
evropian të energjisë” Dr. Lorenc Gordani, Drejtor i ACERC & Profesor i se
Drejtës Evropiane

12:15-13:00 Diskutim i
Hapur

13:00 Mbyllja